Palmeiras shpallet kampion i Copa Libertadores, triumfon ndaj Santosit

Futboll

Palmeiras shpallet kampion i Copa Libertadores, triumfon ndaj Santosit

Më: 31 janar 2021 Në ora: 00:39
Palmeiras shpallet kampion i Copa Libertadores, triumfon ndaj Santosit

Palmeiras ka triumfuar ndaj skaudrës së Santos në finale të Copa Libertadores.

Në Maracana u luajt një ndeshje e zjarrtë ndërmjet gjigantëve brazilianë, Palmeiras dhe Santos, të cilët u ndeshën në finale të Copa Libertadores.

Heroi i takimit ishte Breno, i cili hyri në lojë në minutën (85′) dhe shënoi gol në minutën (90+9), duke ja siguruar fitoren skuadrës së tij.

Kjo është hera e dytë që Palmeiras fiton Copa Libertadores në histori të klubit. Asistuesi i golit, Rony, është njëri nga futbollistët më efektivë këtë sezon në kuadër të turneut, me pesë gola dhe tetë asistime.

Abel Ferreira u bërë trajneri i tretë evropian që drejtoi një ekip drejt triumfit në këtë garë.

Palmeiras kishte mundur në gjysmëfinale skuadrën argjentinase, River Plate, ndërsa Santos kishte mposhtur Boca Juniors për të arritur në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat