Jurgen Klopp ka lavdëruar skuadrën e tij që edhe një herë po ua bënë “jetën të pakëndshme" kundërshtarëve të tyre pas fitores me rezultat 3-1 ndaj West Hamit të dielën.
Fitorja i çon “The Reds” në katër pikë larg liderëve Manchester City, të cilët kanë një lojë më pak të zhvilluar dhe Klopp është i kënaqur që lojtarët e tij kanë filluar të gjejnë formën e tyre pas një periudhe të ndërlikuar.
"Këta djem janë vërtet një grup i mirë," tha Klopp për “Sky Sports”. "Ata nuk janë të lumtur që nuk janë të suksesshëm, nuk fitojnë, por ata gjithmonë kanë qëndrimin e duhur.”, vazhdoi tekniku gjerman.
"Por ata gjithashtu kanë nevojë për informacionin e duhur; unë thashë që pas ndeshjes me Burnleyn [kur ata humbën 1-0], ky ishte faji im.”
"Tani kemi gjetur një mënyrë që të jemi të pakëndshëm për ekipet e tjera. Dy ndeshjet tona të fundit ishin kështu", tha Klopp.