Publikohet audio e mjekut të Maradonës: Bullafiqi po vdes!

Futboll

Publikohet audio e mjekut të Maradonës: Bullafiqi po vdes!

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 10:57
Maradona

Mesazhet audio të doktorit i cili ishte në momentin e vdekjes së legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona, është publikuar në media.

Mesazhet zanore të Leopoldo Luque, neurokirurg i Diego Armando Maradonës dhe mjeku personal tij, kanë tronditur opinionin në Argjentinë. Dhe jo vetëm. “Rri e qetë Agustina, – i drejtohet Leopoldo Luque psikiatres, që ndiqte “El pibe de Oron”, në një bisedë të regjistruar të përfshirë në regjistrin e të dyshuarve.

“Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur. Ai ishte një pacient i vështirë, familja ishte në dijeni të situatës. E vetmja gjë që ju kërkoj tani është të më paralajmëroni në rast se familjarët janë të zemëruar dhe të më tregoni se çfarë kanë ndërmend të bëjnë”.

Nuk përfundon këtu, sepse Luque, teksa po ngiste makinën e tij në autostradë, duke shkuar në shtëpinë e “El Diez”, i dërgon një mesazh audio një kolegu që sapo kishte dëgjuar për lajmin tragjik të vdekjes së Maradonës. Ai shfaqet i ftohtë, aspak i tronditur nga ajo që kishte dëgjuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat