Marrëveshje për 150 mijë euro, mbrojtësi i Tiranës drejt kalimit te Lokomotiva

Futboll

Marrëveshje për 150 mijë euro, mbrojtësi i Tiranës drejt kalimit te Lokomotiva

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:10
Marrëveshje për 150 mijë euro, mbrojtësi i Tiranës drejt kalimit te Lokomotiva

Për Marsel Ismajlgecin mund të jenë muajt e fundit në Shqipëri. Lojtari i krahut të majtë është një tjetër futbollist i Tiranës, i cili kërkohet nga shumë skuadra. Gjithsesi, në krye është Lokomotiva e Zagrebit.

Këta të fundit pothuajse kanë mbyllur marrëveshjen me Tiranën për të blerë kartonin e lojtarit bardheblu. Gjithmonë është folur për një kalim të Ismajlgecit në një skuadër të huaj, por duket se tani është momenti që ai të bëjë hapin e madh.

Lokomotiva pritet të vërë në dispozicion më shumë se 150 mijë euro për kartonin e lojtarit bardheblu, ndonëse detajet duhet të diskutohen dhe zyrtarizohen mes presidentit Refik Halili dhe zyrtarëve të Dinamos së Zagrebit. Për ismajlgecin janë shumë skuadra në lojë, duke bërë edhe ofertat përkatëse, por shumica e tyre janë lindore, ndërsa lojtari kërkon vetëm perëndimin.

Ismajlgeci është këtë sezon titullar i padiskutuar në krahun e majtë, duke qenë vendimtar në shumë takime të bardhebluve. Ai është grumbulluar edhe me kombëtaren e parë, nga Edi Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat