Lidhja me futbollistin afrikan, shqiptarja e Kosovës befason

Futboll

Lidhja me futbollistin afrikan, shqiptarja e Kosovës befason

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 13:22
Lidhja me futbollistin afrikan, shqiptarja e Kosovës befason

Pas konfirmimit të lidhjes, aktorja Adriana Matoshi dhe i dashuri i saj, futbollisti Keith Groenveld, nuk i kursejnë postimet e ëmbla krah njëri-tjetrit.

Këtë herë ishte aktorja ajo që ndau me ndjekësit e saj në Instagram një foto shumë të bukur.

Dyshja shihen në natyrë të ulur, teksa Keith i dhuron një puthje në ballë ndërkohë që Adriana është me kurriz nga ai.

Image

“Energjia ime flet vetë”, shkroi Matoshi krahas postimit.

Fotoja është pëlqyer dhe komentuar shumë si nga miqtë ashtu edhe nga ndjekësit e aktores.

Kjo është romanca e dytë publike e saj, pasi më parë ka qenë e martuar me biznesmenin Albert Sylejmani, me të cilin ka katër fëmijë.

Keith Groenveld kur firmoste me Feronikelin në  janar të  vitit të  kaluar

Keith Groenveld ka luajtur vitin e kaluar në Kosovë me ekipin e Feronikelit. Ai mban nënshtetësinë belge dhe afrikano-jugore. 21-vjeçari ka qenë  e ekipeve të  moshave të  Meshelenit dhe Standard Liezhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat