Shqiptari nga Kosova, çon në këmbë gjermanët

Futboll

Shqiptari nga Kosova, çon në këmbë gjermanët

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 20:24
Shqiptari nga Kosova, momentin kur shënon golin e dytë

Futbollisti nga Kosova, Elvis Rexhbeçaj, është lojtar i ndeshjes në sfidën mes Monchengladbach dhe Koln. 

Rexhbeçaj ka shënuar dy gola dhe i sjellë fitore me rezultat 2:1 Koln-in në duel me Monchengladbach-in, ndeshje që u zhvillua në stadiumi “Borussia-Park” në Monchengladbach.

Në minutën e 3-të, Rexhbeçaj nga rreth 15 – 16 metra shënon gol të bukur në këndin e poshtëm të majtë. 

Image

Vendasit barazojnë shifrat pas 13 minutave (16’) me golin e Neuhaus. 

Në minutën e 55-të, Rexhbeçaj vetëmohues, ia merr një top njërit nga lojtarëve vendas, futet në 16-sh dhe me mjeshtri shënon për fitoren e madhe (1:2) të Koln. 

Në minutën e 86-të, Rexhbeçaj ndëshkohet me karton të verdhë. Pas javës së 20-të në Bundesliga I, Monchengladbach është në vend të shtatë me 32 pikë, ndërsa Koln i 14-ti me 21 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat