Xherdan Shaqiri blen tokë në Zvicër/ Së shpejti e shndërron në zonë banimi

Futboll

Xherdan Shaqiri blen tokë në Zvicër/ Së shpejti e shndërron në zonë banimi

Më: 24 mars 2021 Në ora: 18:32
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka plane të mëdha jetësore në Zvicër.

Futbollisti i Liverpoolit ka blerë tokë në Zvicër, në Rheinfeld.

Siç shkruan ‘Blick’, lojtari ka blerë një parcelë 1000 metra katrorë. Aty ai po planifikon ndërtimin e një shtëpie super-luksoze.

Shaqiri po planifikon ta rrënojë shtëpinë e vjetër dhe në këtë pjesë të ndërtojë një shtëpi të madhe, me pishinë të notit dhe një kopsht me madhësi prej njëmbëdhjetë metra katorë.

Një banor i kësaj lagje shprehet shumë i lumtur kur merr lajmin se ylli i Kombëtares së Zvicrës shumë shpejt do të bëhet banor i kësaj lagjeje.

Image
Rheinfeld

“Do të isha tejet i lumtur nëse ai vjen këtu”, ka thënë Roger Erding.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat