Ylli i Kombëtares shkëlqen në fitoren me “5 yje” të Cesenës

Futboll

Ylli i Kombëtares shkëlqen në fitoren me “5 yje” të Cesenës

Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 22:02
Cristian Shpendi

Tre gola të cilat e çojnë në kuotën e 12-tëve sezonalë. Cristian Shpendi vijon të jetë magjik në fushë duke vërtetuar instinktet mahnitëse para portës. Këtë herë 23-vjeçari u bë protagonist absolut në fitoren 5:1 të Cesenës ndaj Ascolit, java e 13-të e Serie B.

Shpendi shënoi të tretin e takimit në minutën e 69-të, shërbyer saktë nga Caprini, ndërsa të katërtin e sistemon vetë në minutën e 84-të. Vetëm tre minuta më vonë, sulmuesi kompleton shfaqjen duke kapitulluar kundërshtarin me performancë për t'u admiruar.

Edhe faqja e vlerësimeve, "Sofascore" i ka vendosur notën maksimale yllit të Shqipërisë. 10 për Shpendin që po jeton sezonin më të mirë në nivelin personal.

Shenja që vërtetojnë se në ftesën e ardhshme të Kombëtares, nuk do të jetë thjesht një lojtar më shumë, por edhe me peshë në ndikimin që do të ketë kur të marrë minutat në këmbë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat