Kosova përgatitet për ndeshjet me Suedinë dhe Spanjën

Futboll

Kosova përgatitet për ndeshjet me Suedinë dhe Spanjën

Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:11
Kosova përgatitet për ndeshjet me Suedinë dhe Spanjën

Kosova ka filluar përgatitjet për sfidat në kualifikimet e Kupës së Botës.

Pas fitores së thellë ndaj Lituanisë me rezultat 4-0, tani Kosova po përgatitet për ndeshjet e vlefshme për kualifikimet e botërorit 2022 që do të mbahet në Katar.

Për ndeshjen ndaj Suedisë, Kosova do të ketë mungesa të shumta në mbrojtje, ku nuk do luajnë as Amir Rrahmani e as Ibrahim Dresevic.

Rrahmani veçse ka udhëtuar për në Napoli që të vazhdojë rikuperimin e tij, ndërsa Dresheviq nuk mund të luajë për shkak të karonit të kuq që ka marrë ndaj Moldovës në “UEFA Nations League”.

Dardanët po stërvitën në fushën me bari sintetik në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat