Manchester United do humb katër lojtarë si agjentë të lirë në verë

Futboll

Manchester United do humb katër lojtarë si agjentë të lirë në verë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 16:51
Manchester United

Manchester United ka frikë se do humbasë katër lojtarë si agjentë të lirë në fund të edicionit.

“Djajtë e Kuq” aktivizuan klauzolën e rinovimit për një tjetër edicion me Paul Pogban dhe Jesse Lingard, që do t’i mbajë deri në fund të vitit 2022.

Sidooqftë, Edinson Cavani, Juan Mata, Sergio Romero dhe Lee Grant do jenë agjentë të lirë pas katër muajve.

Dy portierët Romero dhe Grant janë mesë të sigurt se do largohen, ngase nuk duan të jenë si zgjedhja e tretë.

Ndërsa, sipas Mirror, Mata nuk preferon rinovimin dhe është i hapur për kalimin në Seria A.

Derisa, e ardhmja e Cavanit mbetet në dyshime, ngase nuk dihet nëse do kalojë te Boca Juniors apo të ‘luftojë’ për vendin në formacionin bazë të Unitedit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat