Çfarë skandali nga gazeta spanjolle ‘AS’, nuk ia vendos emrin Kosovës në tabelën e Grupit B!

Futboll

Çfarë skandali nga gazeta spanjolle ‘AS’, nuk ia vendos emrin Kosovës në tabelën e Grupit B!

Më: 26 mars 2021 Në ora: 09:39
Tabela

Spanja vazhdon të sheh ëndrra me sy hapur. Ky shtet i madh dhe serioz vazhdon të ketë probleme me një vend të vogël siç është Kosova.

Spanjollët ende s’po mund ta pranojnë realitetin që do të luajnë me ‘DARDANËT’ në para-kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katari 2022’.

Gazeta më e madhe në Spanjë ‘AS’ ka bërë një skandal të madh. Ata nuk ia kanë vendosur Kosovës emrin (KOS) në tabelën e prezantuar më poshtë:

Spanja po vazhdon përpjekjet për t’i sjellë ‘Dardanët’ në Sevilla pa simbole dhe pa himnin shtetëror.  Megjithatë kjo nuk do të ndodhë, pasi FIFA dhe Federata e Futbollit të Kosovës nuk i pranuan këto kërkesa koti!

Kosova më 31 mars do të luaj me Spanjën me të gjitha simbolet shtetërore.  Takimi zhvillohet në Sevilla nga ora 20:45.

Për këtë ka reaguar edhe gazetari, Javi Gomez, duke iu drejtuar kolegëve të tij: Edhe Kosova ka emër…

Image
Javi Gomez

Kujtojmë që dje gjatë ditës Parlamenti Europian i kërkoi shteteve si: Spanja, Greqia dhe Qipro ta shqyrtojnë mirë mundësinë për ta pranuar Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik.

Shikojeni edhe Këtu skandalin e ‘AS’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat