Real Madridi nuk e dëshiron rikthimin e Cristiano Ronaldos

Futboll

Real Madridi nuk e dëshiron rikthimin e Cristiano Ronaldos

Më: 27 mars 2021 Në ora: 16:20
Ronaldo

Marca raporton se Real Madridi nuk ka ndërmend të rikthejë Cristiano Ronaldon nga Juventusi, pasi ata janë përqendruar në lojtarë të rinj.

Biankonerët kanë qenë të etur të tregojnë se ata nuk dëshirojnë të shesin portugezin, edhe pse kontrata e tij po mbaron në vitin 2022.

Tani gazeta spanjolle Marca gjithashtu raporton që Real Madrid nuk është i interesuar për një rikthim të pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Kjo sepse ata janë të përqendruar në investime në talentë të rinj për të ardhmen, kështu që në vend të kësaj do të përdornin ato para për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Marca gjithashtu bën të ditur se e njëjta gjë është e vërtetë për Gareth Balen, i cili aktualisht është i huazuar në Tottenham Hotspur.

Nëse Spurs nuk do ta blejë Balen plotësisht, ai nuk do të ishte përsëri i mirëpritur në Madrid

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat