Nakata: U tërhoqa nga futbolli kur…

Futboll

Nakata: U tërhoqa nga futbolli kur…

Më: 28 mars 2021 Në ora: 07:07
Hitedoshi Nakata

Sportweek, revista javore e Gazzetta dello Sport, është takuar me Hitedoshi Nakata, ish-lojtar i Fiorentina-s në sezonin 2004-05 dhe kampion i Italisë me Roma-n në vitin 2001.

“Doja të ndryshoja jetë, ishte kthyer në një biznes për të tjerët. Jam kthyer në shtëpi sepse kam kuptuar se nuk e njihja mirë origjinën time”, ka thënë Nakata.

“Sake? Ekzistojnë tipologji të ndryshme, edhe pse njihen shumë pak. Duhet pirë e ftohtë, temperatura e ruajtjes nuk duhet t’i kalojë 5 gradët (është drejtues i një kompanie që e prodhon)”.

“Italia? Është shtëpia ime e dytë. Kanë kaluar 15 vite qëkur jam larguar. Për mua, futbolli është si një vëlla i vogël. Më ka bërë të shëtis botën dhe të njoh shumë miq. Pa shtatë vitet në Itali, nuk do të isha bërë ky që jam sot”.

“Luaja për pasion, jam larguar kur ambienti ka ndryshuar. Nuk do ta kisha shitur kurrë një vëlla për para. Ëndërroja të isha një futbollist që në moshë të vogël. Ia kam dalë, tani nis një udhëtim i ri”, ka përfunduar Nakata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat