Ambasada e Zvicrës në Kosovë i uron fat Kosovës dhe Challandesit

Futboll

Ambasada e Zvicrës në Kosovë i uron fat Kosovës dhe Challandesit

Më: 28 mars 2021 Në ora: 15:54
Ambasada e Zvicrës në Kosovë i uron fat Kosovës dhe Challandesit

Ambasada e Zvicrës në Kosovë i ka uruar fat Kosovës për ndeshjen e sontme ndaj Suedisë.

Me ndeshjen ndaj Suedisë, Kosova sonte nis ciklin kualifikues për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Në prag të kësaj ndeshje, edhe Ambasada zvicerane në Kosovë i ka uruar fat “Dardanëve” dhe përzgjedhësit zviceran, Bernar Challandes.

“Pas fitores së madhe të mërkurën ndaj Lituanisë, ne i urojmë Kosovës dhe trajnerit Challandes fat të mirë për ndeshjen e sontme” – thuhet në postimin e tyre në “Facebook”.

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë zhvillohet sonte (e diel) nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat