Mungesa e saktësisë së zviceranëve bëri që takimi Zvicër-Lituani të nisë me vonesë

Futboll

Mungesa e saktësisë së zviceranëve bëri që takimi Zvicër-Lituani të nisë me vonesë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Ndeshja e mbrëmshme kualifikuese për Kupën e Botës mes Zvicrës dhe Lituanisë ishte shtyrë për hiç më pak se 20 minuta, për shkak të një gabimi në njërën portë të fushës në St. Gallen.

Pak çaste para se të fillonte ndeshja në orarin e caktuar 20:45, të cilën Zvicra e fitoi 1:0 falë golit të Xherdan Shaqirit, gjyqtari e shtyu atë për 20 minuta, pasi e kuptua se njëra portë ishte goxha më e lartë seç duhej.

Porta ishte afër 10 centimetra më e lartë seç lejohej. Zyrtarët e fushës u detyruan ta ndërronin portën e palejuar me një portë që ishte në përputhje me rregullat e lojës.

Kjo çfarë ndodhi mbrëmë sigurisht bie ndesh me saktësinë proverbiale të zviceranëve, njërin prej zakoneve të një populli i cili gjithmonë ka qenë i vëmendshëm dhe i përpiktë për çdo hollësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat