Sulmuesi shqiptar tregon si u njoh me bashkëshorten: E lashë futbollin...

Futboll

Sulmuesi shqiptar tregon si u njoh me bashkëshorten: E lashë futbollin...

Më: 30 mars 2021 Në ora: 11:25
Sulmuesi shqiptar tregon si u njoh me bashkëshorten: E lashë futbollin...

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, ka zbuluar detaje tepër interesante mbi jetën dhe karrierën e tij. I ftuar në emisionin “Në kuthin e Piter Pan”, futbollisti kavajas, ndër të tjera zbuloi si u njoh me gruan e tij, e cila jetonte në Korçë.

Sulmuesi gjithashtu foli edhe për momentin më të vështirë në karrierë, kur e la futbollin për 13 muaj.

NJOHJA ME GRUAN- Unë gruan e kam njohur nëpërmjet miqve të përbashkët, pastaj kam qenë unë ai që kam bërë hapin e parë. Nuk ka qenë “Instagrami” ka qenë “Facebook”-u në atë kohë. I çova kërkesë miqësie, ma ktheu. Filluam duke folur. E di çfarë i kam thënë gruas?

Në atë kohë kam luajtur me Kukësin, kam qenë duke shkuar për në ndeshje ndaj Skënderbeut në Korçë. I kam thënë, unë po vij në Korçë dhe do ta rraf Skënderbeun. Është e vërtet. Ajo tha: “Jo mo jo, do rrafësh Skënderbeun ti”. Me të vërtetë ne fituam atë ndeshje.

EMOCIONET E FUTBOLLIT- Më para kam përjetuar më shumë emocione, tani jam mësuar me futbollin. Kur humbja një rast të pastër mirë vetë që bëhesha keq, por gjeja edhe familjarët e mi në shtëpi që ishim më keq se mua. Lot gëzimi ka pasur në fitoren kundër Armenisë që shkuam në Europian. Ishin shumë gjëra, ajo që ndodh në Serbi dhe shkuam në Europian për herë të parë, prandaj kishte shumë përjetim në atë ndeshje.

Është diçka e madhe që të bësh në profesionin tënd arritjen që të tjerët nuk e kanë bërë dot. Tani shpresoj që ky brezi i ri të na dërgoj në Botëror.

MOMENTI MË I VËSHTIRË-  Kam pasur një dëmtim në moshën 20-vjecare kur isha në kulm. Nuk dihej sesi vinte pasi unë kisha dhimbje te muskujt, por problemin e kisha te dhëmbët. Nuk e gjente askush dhe ndenja 13 muaj jashtë fushës, e lashë edhe futbollin. Por risku i Zotit ishte për të mos e lënë ëndrrën time në mes pasi u pikëllua edhe familja, më bëri që të vazhdoj futbollin pasi gjeta një doktor shumë të mirë në Itali”, u shpreh Cikalleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat