​Spanjë – Kosovë, Challendes dhe Enrique dalin para mediave

Futboll

​Spanjë – Kosovë, Challendes dhe Enrique dalin para mediave

Më: 30 mars 2021 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Ndeshja e shumëpërfolur ndërmjet Kosovës dhe Spanjës tashmë është shumë afër dhe të gjitha përgatitjet po bëhen që kjo sfidë të zhvillohet sipas të gjitha rregullave të UEFA-së dhe FIFA-së.

Diskutimet rreth kësaj çështje filluan menjëherë pas hedhjes së shortit dhe kishin të bënin me fajin e mosnjohjes së shtetësisë së Kosovës nga ana e Spanjës.

Por, tani kur kanë mbetur diçka më shumë se 24 orë deri te fillimi i kësaj ndeshje, Spanja është dorëzuar përballë faktit se Kosova është shtete dhe se do të përballet me të nën të gjitha ceremonitë shtetërore si flamuri e himni.

Në këtë linjë, sot të dy trajnerët, ai i Kosovës Bernard Challendes dhe ai i Spanjës, Luis Enrique do të dalin para mediave, por në orare të ndryshme, për të folur në lidhje me ndeshjen e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.

Bernard Challendes flet para mediave në ora 17:25, kurse Luis Enrique nga ora 18:35.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat