Shkëndija tronditet në Gostivar nga Struga

Futboll

Shkëndija tronditet në Gostivar nga Struga

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2021 Në ora: 14:52
Pamje nga ndeshja

Kampioni i ri i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija nga Tetova, si vendas luajti në Gostivar, por nuk i shkoi në asnjë formë me Struga Trim & Lum, duke pësuar humbje me rezultat 2:0, në takimin e javës së 31-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Struganët fituan derbin shqiptar duke iu falënderuar golave të Altiparmakovski (3'-nga penalltia) e Bosançiç (9').

Shkëndija kryeson me 71 pikë, ndërsa Struga renditet në vend të katërt me 51 sosh.

Kampionati i Maqedonisë së Veriut 

Pelisteri - A. Pandev 3:1
Renova-Bellasica 3:1
Shkëndija - Struga TL 0:2
Shkupi - Makedonija GP 0:0
Sileksi - Boreci 1:1
Vardari - Rabotniçki 1:3

Tabela

1. Shkendija    31    21    8    2    64:22    71
2. Shkupi    31    16    9    6    40:23    57
3. Makedonija GP    31    15    7    9    48:39    52
4. Struga Trim & Lum    31    13    12    6    37:24    51
5. Rabotniçki    31    10    14    7    41:37    44
6. Pelisteri    31    11    8    12    32:38    41
7. Boreci     31    10    7    14    29:33    37
8. Sileksi    31    10    6    15    48:41    36
9. Renova    31    8    11    12    35:43    35
10. Akademija Pandev    31    10    5    16    27:35    35
11. Vardari    31    7    10    14    32:57    31
12. Bellasica    31    4    5    22    23:64    17
Në javën e ardhshme do të takohen: Bellasica - Akademia Pandev, Boreci - Renova, Makedonija GP - Shkëndija, Rabotniçki - Sileksi, Shkupi - Pelisteri dhe Struga Trim & Lum - Vardarii.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat