Kështu duket renditja në Ligën e Kampionëve

Futboll

Kështu duket renditja në Ligën e Kampionëve

Nga: K.G. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 23:46
Real Madridi

Real Madridi kryeson me 15 pikë, duke i fituar të gjitha pesë ndeshjet e para.

Befasi është Como, e cila renditet në vendin e tretë me 12 pikë, aq sa ka edhe Barcelona.

Roma është jashtë pozitës së 24-të, duke u renditur në vendin e 25-të me pesë pikë.

Renditja: Real Madridi kryeson me 15 pikë, pasojnë PSG me 13, Como me 12, Barcelona me 12, Liverpooli me 12, Betisi me 12, Arsenali me 11, Manchester City me 10, Sportingu me 10, Dortmundi me 10, Aston Villa me 9, Interi me 9, Club Brugge me 9, Galatasaray me 9, Bayerni me 8, Fenerbahçe me 8, Stuttgarti me 7, Atletico Madridi me 7, Manchester Unitedi me 7, Bodø/Glimt me 7, LASK me 6, Porto me 6, Leipzig me 6, Villarreali me 6, Roma me 5 pikë etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat