Cristian Shpendi bën “ligjin” edhe në formacion pas performancës fantastike me Cesenën

Futboll

Cristian Shpendi bën “ligjin” edhe në formacion pas performancës fantastike me Cesenën

Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 11:35
Cristian Shpendi

Sa herë futet në fushë, sigurohet të lërë gjurmë.

E fundit u faktua në fitoren 5-1 të Cesenës ndaj Ascolit, ku tre golat e tij u konsideruan si firmë e vulë për suksesin e merituar të vendasve. Cristian Shpendi është në momentin më të mirë dhe këtë e flasin golat, ndikimi dhe notat që merr pas performancave. 

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka marrë me meritë edhe vendin në formacionin më të mirë të javës në javën e 13-të të Serie B.

Në rreshtimin 3-1-4-2, Shpendi mban sulmin së bashku me Mezzoteron, por me një notë dukshëm më të lartë, maksimalja 10-të. Dëshmi e punë dhe vazhdimësisë së 23-vjeçarit që numëron deri më tani 12 gola në kampionat në 13 ndeshje.

Edhe pse minutat me Kombëtaren nuk kanë qenë të mjaftueshme që potenciali i tij të shpërthejë në maksimumin e karakteristikave që posedon, gjë që e ka pranuar edhe Rolando Maran, shkaku i konkurrencës së lartë, Cristian Shpendi nuk është ndalur.

Madje, ka bërë akoma dhe më mirë duke e marrë si shtysë që të vijojë me ritmin e lartë në fushën e lojës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat