Atletico Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj skuadrës norvegjeze Viking, në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme në garën evropiane.
Alexander Sorloth dhe Julián Alvarez ishin protagonistët kryesorë të kësaj fitoreje. Sulmuesi norvegjez zhbllokoi rezultatin me golin e tij të parë të sezonit, ndërsa argjentinasi Julian Alvarez vulosi triumfin e skuadrës së Diego Simeones.
Ndeshja nisi me një Viking që tregoi guxim dhe arriti të krijonte përshtypje të mirë në minutat e para. Megjithatë, Atletico gradualisht mori kontrollin e lojës dhe nisi të rrezikonte portën kundërshtare.
Në një aksion të bukur, Hancko depërtoi me një pasim të shkëlqyer në mbrojtjen mysafire, ndërsa Grimaldo fitoi hapësirë në krah dhe e ktheu topin në zonë. Aty ishte Alexander Sorloth, i cili me këmbën e majtë e dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e parë të sezonit dhe duke kaluar madrilenët në epërsi në minutën e 19-të.
Atletico nuk u ndal me kaq. Pas një goditjeje standarde të ekzekutuar nga Julian Alvarez, topi përfundoi në rrjetë, pavarësisht përpjekjeve të portierit Belko për ta ndalur. Fillimisht, realizimi iu atribua Baenas, por më pas u konfirmua se golashënues ishte argjentinasi Alvarez, 2:0 në minutën e 24-të.
Kështu, Atletico arkëton tri pikë të mëdha.