Milani interesohet për transferimin e Tammy Abraham

Futboll

Milani interesohet për transferimin e Tammy Abraham

Më: 2 maj 2021 Në ora: 09:47
Tammy Abraham

Milani ka shprehur interesim për sulmuesin e Chelseat, Tammy Abraham.

Sulmuesi anglez do të largohet në fund të sezonit nga londinezët pasi nuk është i kënaqur me minutazhën në ekip.

Chelsea për ta liruar sulmuesin po kërkon rreth 40 milionë euro dëshperblim. Drejtuesit e Milanit thuhet se kanë kontaktuar krerët e klubit anglez për të nisur negociatat.

Për Abrahamin interesim kanë shprehur edhe West Hami, Leicesteri dhe Aston Villa.

23-vjeçari këtë sezon ka luajtur 170 minuta në Premier League ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat