Mioduski: Muçi duhet të ambientohet

Futboll

Mioduski: Muçi duhet të ambientohet

Më: 2 maj 2021 Në ora: 11:21
Mioduski: Muçi duhet të ambientohet

Futbollisti Ernest Muçi u transferua nga Tirana tek skuadra e madhe polake e Legias së Varshavës në merkaton e dimrit.

Për këtë transferim ka folur dhe presidenti i Legias, Darius Mioduski në mikrofonat e “Sport Facts” i cili ka dhënë deklarata me superlativa për sulmuesin shqiptar:

“Ernest Muçi është një talent i madh, ai është 19 vjeç dhe ka një kontratë afatgjatë me ne. Ai duhet të ambientohet, të mësohet me realitetin e ri. Ai erdhi nga kampionati shqiptar, ku loja është shumë më teknike, më pak fizike sesa me ne.”, përfundoi presidenti i Legias, Mioduski.

Muçi aktualisht me Legian e Varshavës është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 5 ndeshje, pa mundur të realizojë gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat