Klopp: A duhet të fitojmë?

Futboll

Klopp: A duhet të fitojmë?

Më: 2 maj 2021 Në ora: 12:05
Klopp: A duhet të fitojmë?

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, pra non se skuadra e tij luan një finale nesër në “Old Trafford” përballë rivalëve të Mançester Junajtidit, nëse ata duan të kualifikohen në Champions sezonin e ardhshëm.

Tekniku gjerman shpreson që ndeshja e “Djajve” në Ligën e Europës me Romën të enjten të ndihmojë skuadrën e tij, e cila vjen më e freskët fizikisht. Klop beson se Junajtidi do jetë i dëshpëruar për të fituar për të shtyrë festën e titullit të rivalëve të Sitit.

“A duhet të fitojmë në ‘Old Trafford’? Më shumë se 100%. Pa fituar ndeshjet nuk kemi asnjë shans për të luajtur në Europë. Junajtid i lodhur? Kur luan të enjten dhe të dielën çdo javë mësohesh, por nuk është se të bën më mirë.

Është një sfidë e vështirë për ta. Të premten është seanca e rikuperimit, e shtuna është seanca e dytë e rikuperimit dhe pastaj luajnë”, tha Klop në konferencë. “Do të jetë një ndeshje e fortë. E pamë Junajtidin me Romën dhe ishin shumë mirë. Kur i lë të luajnë, ata fluturojnë.

Jam i sigurt se ata mendojnë ende se kanë një shans për titull. Të dyja skuadrat duan të fitojnë dhe kjo është një recetë e bukur për ndeshjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat