Prishtina në presion të madh

Futboll

Prishtina në presion të madh

Më: 2 maj 2021 Në ora: 13:18
Prishtina në presion të madh

Llapi dhe Prishtina takohen sot në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Për kryeqytetasit fitorja është e domosdoshme për të mbajtur hapin në garën për titull, teksa llapjanët nuk e kanë siguruar ende mbijetesën.

Prishtina renditet e treta me 66 pikë, dy më pak se skuadra lidere, Drita, dhe një më pak se Ballkani që sot takohet me Drenicën.

Kurse, Llapi ka 39 pikë dhe renditet i pesti në tabelë.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka regjistruar dy fitore, dy humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit. Barazimin e regjistroi ndaj Prishtinës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës, shkruan Zeri.

Kurse, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka regjistruar katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit. Pra, barazimin e ka me Llapin në Kupë.

Kryeqytetasit kanë fituar dy nga pesë përballjet e fundit ndaj Llapit (në Kupë dhe kampionat), dy ndeshje tjera kanë përfunduar baras, kurse një i ka takuar llapjanëve.

Ndryshe, ndeshja Llapi – Prishtina zhvillohet nga ora 15:00 në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat