Sarri drejt Anglisë

Futboll

Sarri drejt Anglisë

Më: 4 maj 2021 Në ora: 18:14
Sarri drejt Anglisë

Maurizio Sarri mund të kthehet në Premierligë. Trajneri italian është në bisedime me Arsenalin dhe Tottenhamin, raporton Football Italia.

“Spurs” kishin filluar negociatat me ish-trajnerin e Chelseat dhe Juventusit menjëherë pasi kishin shkarkuar Jose Mourinhon.

Tani Football Italia raporton se edhe Arsenali ka hyrë në negociata me Sarrin, i cili mendohet ta zëvendësojë Mikel Artetan që pritet të largohet nga “Emirates” në fund të sezonit.

Sarri është i interesuar për t’u rikthyer në Premierligë pas aventurës së tij një vjeçare në Chelsea në sezonin 2017-18 kur ai fitoi Ligën e Evropës. 

Sarri është akoma me kontratë me Juventusin deri në qershor 2022.

Kjo do të thotë që nëse Sarri pranon të bashkohet me ndonjë klub tjetër, ai do të duhet të lirohet nga Juventusi, ose “Zonja e Vjetër” mund të kërkojë dëmshpërblim për ta lënë trajnerin të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat