Manchester City në finale, PSG kokulur! Skuqet Di Maria

Futboll

Manchester City në finale, PSG kokulur! Skuqet Di Maria

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2021 Në ora: 21:23
Manchester City në finale, PSG kokulur! Skuqet Di Maria

(E plotësuar) - Futbollisti Riyad Mahrez shkatërroi PSG-në! Manchester City është finalisti i parë në Champions League dhe e pret fituesin e përballjes Chelsea - Real Madrid! 

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj kampionit në fuqi francez, PSG, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Etihad” në Manchester.  

“Qytetarët” edhe takimin e parë e fituan me 2:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1 kualifikohen në finalen e madhe.

Image

Në minutën e 11-të, Mahrez dinak, nga afërsia në një pozitë pak të vështirë shënon për 1:0. 

Në periudhën e parë të lojës, parisienët patën dy mundësi të mira por të pafat.

Në minutën e 16-të, Marquinhos gjuajti bukur me kokë, por shtylla ia mohoi golin.

Image

Pas 3 minutave (19’) Angel Di Maria pati rast ideal, por fati nuk është me argjentinasin, përpjekja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

Në minutën e 63-të, një veprim i shpejt i vendasve rezulton me gol, Foden asiston dhe Mahrez nga afërsia e shtyn topin në rrjetë, 2:0.  

Në minutën 69-të, Angel di Maria përjashtohet nga loja. Fernandinho e provokoi Di Marian dhe ky i fundit ra në kurth, gjyqtari nuk e fali.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, arriti synimin e tij, të kualifikohet në finalen e madhe, ndërsa PSG kokulur e të dëshpëruar deri në pikën e fundit.
 
Manchester City – PSG 2:0
Stadiumi "Etihad" në Manchester.
Gjyqtar: B. Kuipers.
Shënues: Mahrez (11' e 63’).
Kartona të verdhë: Zinchenko, De Bruyne - Verrati, Herrera, Kimpembe, Danilo.
Manchester City: Ederson, Zinchenko, Dias, Stones, Walker, Fernandinho, Gundogan, Foden (Aguero 85'), Silva (Sterling 82’), Mahrez dhe De Bruyne (Gabriel Jesus 82’).
PSG: Navas, Florenzi (Dagba 75’), Marquinhos, Kimpembe, Diallo (Bakker 83’), Paredes (Danilo 75’), Herrera (Draxlera 62’), Di Maria, Verratti, Neymar dhe Icardi (Kean 62’).

83' Gjithçka e qartë, Manchester City është finalisti i parë.

Manchester City – PSG 2:0
Stadiumi "Etihad" në Manchester.
Gjyqtar: B. Kuipers.
Shënues: Mahrez (11' e 63’).
Kartona të verdhë: Zinchenko, De Bruyne - Verrati, Herrera.
Manchester City: Ederson, Zinchenko, Dias, Stones, Walker, Fernandinho, Gundogan, Foden, Silva (Sterling 82’), Mahrez dhe De Bruyne (Gabriel Jesus 82’).
PSG: Navas, Florenzi (Dagba 75’), Marquinhos, Kimpembe, Diallo (Bakker 83’), Paredes (Danilo 75’), Herrera (Draxlera 62’), Di Maria, Verratti, Neymar dhe Icardi (Kean 62’).
80' Ndeshja po shkon drejt fundit.

75' Manchester City pothuajase është në finale.

69' Di Maria përjashtohet me karton të kuq dhe si duket gjithçka ka përfunduar për PSG-në.   Angel di Maria përjashtohet nga loja. Fernandinho e provokoi Di Marian dhe ky i fundit ra në kurth, gjyqtari nuk e fali.

67’ Pak shpresa për PSG-në, i duhet fitorja me 2:3 për të shkuar më tej!

Manchester City – PSG 2:0
Stadiumi "Etihad" në Manchester.
Gjyqtar: B. Kuipers.
Shënues: Mahrez (11' e 63’).
Kartona të verdhë: Herrera.
Karton i kuq: Di Maria.

Manchester City: Ederson, Zinchenko, Dias, Stones, Walker, Fernandinho, Gundogan, Foden, Silva, Mahrez dhe De Bruyne.
PSG: Navas, Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo, Paredes, Herrera (Draxlera 62’), Di Maria, Verratti, Neymar dhe Icardi (Kean 62’).

63' Edhe një goditje e rëndë për PSG-në, Mahrez shënon golin e dytë në këtë sfidë dhe për epërsinë 2:0 për Manchester Cityn.

62’ PSG-së gjithnjë e më shumë po i ngushtohet mundësia për të bërë diçka më shumë ani se ka edhe 27 minuta lojë.

57' As PSG e as Manchester City, deri me tash nuk kanë bërë zëvendësime.

54' Di Maria me shokë kërkon golin e barazimit, por e kot deri me tash.

48' PSG është në një situatë të palakmueshnme sepse ky rezultat e dërgon në shtëpi. 

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë mes Manchester Cityt dhe PSG-së, në të cilët vendasit janë në epërsi.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë të mirë dhe PSG edhe pse është në disavantazh pati mundësitë e veta.

Manchester City – PSG 1:0
Stadiumi "Etihad" në Manchester.
Gjyqtar: B. Kuipers.
Shënues: Mahrez (11').
Kartona të verdhë: Herrera.
Manchester City: Ederson, Zinchenko, Dias, Stones, Walker, Fernandinho, Gundogan, Foden, Silva, Mahrez dhe De Bruyne.
PSG: Navas, Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo, Paredes, Herrera, Di Maria, Verratti, Neymar dhe Icardi.

41' City nuk është i qetë, e ndjen presionin e rivalit.

38' PSG pati dy mundësi të arta po e pafat deri me tash.

34' Deri me tash një gol (Mahrez i City) dhe një karton i verdhë (Herrera i PSG-së), e një tërthorëse Marquinhos i PSG-së. 

30' Vetëm një gol deri me tash, lojë e mirë e të dy skuadrave.

27' Manchester City kërkon edhe një gol, që të jetë më komod në minutat vijues.

23' PSG po orvatet me të gjtiha forcat.

19' Drithërima në portën e Cityt, Angel Di Maria “flirton” me golin e barazimit, por fati nuk është me argjentinasin, përpjekja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

18' Manchester City është komod.

16' Marquinhos gjuajti bukur me kokë, por shtylla ia mohoi golin, derisa më pas Angel Di Maria dështoi të shënojë në portën e boshatisur.

Manchester City – PSG 1:0
Stadiumi "Etihad" në Manchester.
Gjyqtar: B. Kuipers.
Shënues: Mahrez (11').
Manchester City: Ederson, Zinchenko, Dias, Stones, Walker, Fernandinho, Gundogan, Foden, Silva, Mahrez dhe De Bruyne.
PSG: Navas, Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo, Paredes, Herrera, Di Maria, Verratti, Neymar dhe Icardi.

14' PSG e pret një punë e madhe sepse vetëm fitorja me 3:1 e dërgon më tej. 

11' Riyad Mahrez kalon në epërsi Manchester Cityn dhe PSG në presion të madh. 

9' Manchester City ka fituar takimin e parë me 2:1 në Paris, kështu që edhe barazimi i konvenon.

  7' Nuk ka ende gola, lojë e mirë.

2' Ndeshje që pritet me rivalitet mes këtyre skuadrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat