​Superliga e Kosovës, derbi mes Gjilanit dhe Dritës

Futboll

​Superliga e Kosovës, derbi mes Gjilanit dhe Dritës

Më: 5 maj 2021 Në ora: 07:10
Foto

Superliga e Kosovës rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros 33.

Pa dyshim që përballja më interesante e programit të sotëm do t’i takojë derbit mes Gjilanit dhe Dritës.

Po ashtu, edhe skuadra e Prishtinës do të zhvillojë ndeshje kundër Besa Pejës, ku “Plisat” do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për ta vazhduar qëndrimin në krye të tabelës së Superligës së Kosovës.

Pas 32 ndeshjeve, tabela kryesohet nga Prishtina që ka arkëtuar gjithsej 69 pikë, një më shumë se vendi i dytë Drita, ndërsa Top 4 e mbyllin skuadra e Ballkanit me 67 pikë në vend të tretë, dhe Gjilani në vendin e katërt me 47 pikë, 20 larg vendit të tretë.

Në anën tjetër, skuadrat si Feronikeli me 35 pikë, Arbëria me 33 sosh dhe Besa e Pejës me vetëm 12 pikë, bëjnë pjesë në zonën e rrezikshme në tabelë.

Programi i plotë:

15:00 FC Besa Pejë (10) – Prishtina (1) (Stadiumi Shahin Haxhi-Islami)

15:00 Feronikeli (8) – Trepça ’89 (7) (Stadiumi Rexhep Rexhepi)

15:00 Gjilani (4) – Drita (2) (Stadiumi i qytetit të Gjilanit)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat