Trajneri i PSG-së: Lojtarët thonë se u fyen

Futboll

Trajneri i PSG-së: Lojtarët thonë se u fyen

Më: 5 maj 2021 Në ora: 11:58
Trajneri i PSG-së: Lojtarët thonë se u fyen

PSG nuk arriti dje të mbajë furinë e Manchester Cityt dhe doli e humbur nga Anglia, pas shifrave 2-0. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i francezëve, Mauricio Pochettino, që është krenar për skuadrën e tij dhe pranon që kundërshtari ishte më cinik.

“Mënyra se si kemi dominuar në të dy ndeshjet, duhet të na japë besim për të ardhmen. Mund të humbasësh, por gjithmonë jep gjithçka që ke. Jam krenar për lojtarët sepse ata dhanë gjithçka sonte. Nëse analizoni të dy ndeshjet, ne kemi dominuar një ekip, i cili dominon pjesën më të madhe të ndeshjeve.

Duhet një përqindje e vogël e shanseve për të shënuar në momentet kryesore. E përgëzoj Cityn, por ndihem krenar. Kundërshtari ishte më ‘klinik’ se ne. Qëllimi ishte finalja, por duhet të ndalemi këtu. Të qëndrojmë pozitivë dhe të analizojmë situatën.

Për një ekip si ne është turp të mos arrish në finale, por dhamë gjithçka. Luftuam deri në fund. Luajtëm në të dy ndeshjet me një lojtar më pak, çka është disavantazh i madh, por ne dominuam edhe pasi ndodhi kjo.

Do kthehemi dhe do fitojmë gjithë ndeshjet e mbetura të këtij sezoni. Lojtarët thonë se u fyen. Kjo duhet sqaruar, por nuk ndryshon asgjë në rezultat. Duhet të përqendrohemi te e ardhmja dhe ta përgatisim ekipin për ndeshjet e mbetura”, tha Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat