Përmes një komunikate zyrtare në rrjetin social “Facebook” skuadra e Gjilanit ka njoftuar se ka shkëputur kontratat me dy futbollistët Darko Nikaç dhe Ivan Fustar.
Pas ekzaminimeve mjekësore nga stafi i klubit, është mësuar se Nikaç dhe Fustar kanë pësuar lëndime që do t’i mbajnë jashtë fushave për tërë sezonin, dhe kështu klubi i Gjilanit ka mbyllur bashkëpunimin me ta.
Ivan Fustar u transferua tek gjilanasit në afatin kalimtar të transferimeve në verën e kaluar, ku ka kaluar një sezon me skuadrën, ndërsa Nikaç kaloi tek Gjilani në dimër të vitit 2020, ku kishte shënuar golin e tij të parë si debutant në ndeshjen kundër Tree Pennes në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Evropës, ndeshje të cilën Gjilani e kishte fituar me rezultat 3:1.
Në fund, klubi i Gjilanit në postimin e tyre në “Facebook” falënderoi të dy lojtarët për kontributin e tyre të dhënë për skuadrën.
“Klubi i falënderon futbollistët për kontributin e tyre sa ishin pjesë e skuadrës sonë dhe ju uron suksese në vazhdimin e karrierës së tyre në futboll”, shkruante në postimin e Gjilanit në “Facebook”.