Klubi i Chelsea po shijon suksese të jashtëzakonshme, një rekord tjetër në LK

Futboll

Klubi i Chelsea po shijon suksese të jashtëzakonshme, një rekord tjetër në LK

Më: 6 maj 2021 Në ora: 07:05
Foto

Chelsea është kualifikuar tutje në finale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi skuadrën e Real Madridit.

Kësisoj, Chelsea është bërë klubi i parë ndonjëherë që ka ekipin e meshkujve dhe femrave në finale të Ligës së Kampionëve brenda një sezoni.

Ekipi i meshkujve do të luajë në finale ndaj Manchester Cityt më 29 maj në Stamboll të Turqisë.

Në anën tjetër, ekipi i femrave do të luajë finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës më 16 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat