Anësori i Interit Ivan Perisic ka hyrë në historinë e Kroacinë me një gol dhe asistim në fitoren 3-1 ndaj Skocisë, duke arritur diçka që vetëm tre lojtarë e kanë bërë që nga viti 1980.
Kurioziteti është që të dy kontributet e tij ishin me kokë. Fillimisht ai e dërgoi me kokë një top deri te Nikola Vlasic i cili realizoi për 1-0, dhe pastaj shënoi me kokë pas një harkimi nga këndi të Luka Modric.
Që kur fazat e grupeve u prezantuan në Kampionatin Evropian në vitin 1980, vetëm katër lojtarë kanë arritur të shënojnë dhe të asistojnë në të njëjtën ndeshje grupi në dy raste të ndryshme.
Cristiano Ronaldo e bëri atë pesë herë, ndërsa Dimitri Payet dhe Ëesley Sneijder e arritën këtë dy herë.
Deri më tani Perisic ka shënuar nëntë gola në 14 paraqitjet e tij të fundit në turne të mëdha ndërkombëtare.