Vllaznia pengesë drejt gjysmëfinales

Futboll

Vllaznia pengesë drejt gjysmëfinales

Më: 14 mars 2023 Në ora: 23:57
Tedi Cara

Rrugëtimi në Kupën e Shqipërisë kalon ndaj Vllaznisë për Partizanin. Të kuqtë duhet të përmbysin shifrat, diçka që sulmuesi Tedi Cara është i bindur se shokët e ekipit e kanë forcën. 

“I njohim pikat e dobëta të Vllaznisë”. Kështu u shpreh sulmuesi i Partizanit, Tedi Cara në prag të duelit të kthimit drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë përballë shkodranëve. Futbollisti i “demave” ka besim se skuadra do tregojë cilësitë e saj në fushë pasi e ka forcën për të goditur kundërshtarin.

Rikthimi i tifozëve në stadium, pritet të sjell një tjetër atmosferë në skuadër.

Partizani do të synojë që të kryej përmbysjen e madhe pas humbjes 3-1 në “Loro Boriçi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat