Drita do fitore ndaj Drenicës, Ramadani e Broja optimistë

Futboll

Drita do fitore ndaj Drenicës, Ramadani e Broja optimistë

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 20:25
Ramadani e Broja

Ndeshja e mbetur e xhiros së dytë e edicionit të ri mes klubit Drita dhe Drenicës do të zhvillohet nesër, e mërkure, ora 15:00 , Stadiumi te Rrethi.

Për këtë takim foli kryetrajneri i Dritës Zekirija Ramadani dhe kapiteni i skuadrës, Rron Broja.

Trajneri Ramadani tha se kundërshtari është me traditë dhe rikthimi në Superligë e ka motivuar. Sipas tij do të jetë një përballje interesante.

"Gjithsesi neve na intereson objektivi jonë, por ekipi jonë dhe e din që nesër është loja e parë si vendas të edicionit  dhe na ka hije  me epitetin e kampionit te angazhohemi maksimalisht.

Nesër objektivi ynë është trepikëshi dhe e gjithë vëmendja është në Gjilan për arsye se vetëm takimi ynë është ditën e nesërme.

Duhet t'i marrim në formë të gjithë futbollistët sepse kemi shumë ndeshje përpara, dhe shpresojmë që nesër ta fillojmë me tre pikëshin e parë të këtij edicioni", tha fillimisht Ramadani.

Zekjrija Ramadani theksoi se për ta mbrojtur titullin duhet shumë djersë, angazhim dhe për këtë kam shumë besim të madh te ekipi. Kemi bërë shumë sakrificë dhe jam i bindur që do ja dalim.

"Ne jemi vetëm në fillim të kampionatit ne kemi ekip që nuk ndikohemi nga një sulmues i krahut, një sulmues mesfushor apo nga ndonjë futbollist i veçantë, të gjithë futbollistët dijnë të shënojnë", potencoi trajneri.

Unë gjithmonë luaj për ta kënaqur syrin e shikuesit dhe për të shkuar një hap më përpara.

Ndërsa, kapiteni Rron Broja beson në rikthim dhe vazhdimsi të rezultateve pozitive.

"Besoj që nga nesër do t'i rikthehemi ritmit tonë të rezultateve dhe s'do të ndalemi më" përfundoi Broja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat