Dani: Tirana po përmirësohet, shpresoj ta shohim në katër vendet e para

Futboll

Dani: Tirana po përmirësohet, shpresoj ta shohim në katër vendet e para

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 22:05
Boris Dani

Boris Dani komentoi situatën e KF Tirana, duke theksuar përmirësimet e skuadrës pas merkatos dhe pritshmëritë për sezonin aktual.

Dani vuri në dukje se Tirana kishte pasur probleme gjatë vitit të kaluar, por afrimet e reja kanë sjellë një ndryshim pozitiv.

“Të jemi realistë, ka një përmirësim për shkak të disa afrimeve që janë bërë. Mendoj se merkatoja, atmosfera dhe mungesa e tifozëve janë disa nga faktorët që e bëjnë Tiranën të jetë në këtë vend këtë vit. Shpresojmë për më mirë. Dua ta shoh në katër vendet e para; na mungon ajo Tirana e dikurshme,” tha ajo.

 Skuadra ka nevojë edhe për konsistencë dhe mbështetje nga tifozët për të arritur objektivat e sezonit dhe për të rikthyer nivelin e lartë të performancës që e karakterizonte më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat