Tre gjigantët anglez interesohen për Anthony Gordonin

Futboll

Tre gjigantët anglez interesohen për Anthony Gordonin

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 19:30
Anthony Gordon

Anthony Gordon po kalon një sezon fantastik te Newcastle United.

Futbollisti anglez me cilësitë e jashtëzakonshme që ka, ka ngjallur interesim të skuadrave të mëdha.

Sipas raportimeve të fundit, tre gjigantët anglez, Chelsea, Arsenali dhe Liverpooli po e monitorojnë nga afër situatën përpara afatit kalimtar të verës.

Destinacioni më i preferuar për 24-vjeçari duket se është Liverpuli.

Kjo pasi ”Reds” janë të pasigurt për të ardhmen e Mohamed Salah dhe do të jenë në kërkim për të zëvendësuar sulmuesin egjiptian.

Për momentin, Newcastle nuk do ta lejonte largimin e Gordon, por gjatë verës nëse arrin një ofertë e kënaqshme për ta, atëherë gjerët mund të ndryshojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat