Lojtari i Prishtinës shënon nga 40 metra, Drita kthehet me pikë nga kryeqyteti

Futboll

Lojtari i Prishtinës shënon nga 40 metra, Drita kthehet me pikë nga kryeqyteti

Nga: K.Goca Më: 1 mars 2026 Në ora: 21:53
Pamje nga ndeshja

Prishtina ka barazuar me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi, Dritën nga Gjilani, në kryendeshjen e javës së 22-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshje e luftuar deri në frymën e  fundit.

Pjesa e dytë ishte më dinamike, ndërsa Drita e rrezikshme në disa raste por edhe Prishtina jashtëzakonisht sulmuese në finish të ballafaqimi përmes Veliut. 

Një gol që do të mbahet mend gjatë në futbollin tonë. 

Mario Ilievski i Prishtinës shënoi nga 40 metra, duke shfrytëzuar paksa edhe daljen portierit, 1:0 në minutën e 43-të.

Në minutën e 54-të Blerim Krasniqi shënoi nga afërsia duke shfrytëzuar mos reagimin si duhet të mbrojtjes vendasve, 1:1.

Në minutën e 59-të, Nguana goditi bukur por shtylla e djathtë e shpëtoi Prishtinën.

Ballkani kryeson me 39 pikë sa ka edhe Drita në vend të dytë dhe Prishtina renditet në të tretë me 37 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat