Gara për trajnerin e ri të Real Madrid

Futboll

Gara për trajnerin e ri të Real Madrid

Më: 30 prill 2026 Në ora: 23:31
Jurgen Klopp

Emri i Jurgen Klopp është lakuar gjithë këto kohë si një nga kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e Real Madridit në fund të këtij sezoni, pasi të largohet Alvaro Arbeloa.

Sipas raportimeve të fundit të AS, trajneri gjerman ka njofruar drejtuesit e Real Madridit se nuk është i interesuar për të marrë drejtimin e klubit të tyre.

Sipas raportimit në fjalë, Klopp do të hiqte dorë nga posti drejtues që ka aktualisht te Rdd Bull, vetëm nëse i besohet stoli i Gjermanisë.

Në anën tjetër, drejtuesit e “Los Blancos” duhet të zgjedhin një emër mes alternativave të tjera si Jose Mourinho, Mauriscio Pochettino dhe Ddider Deschamps.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat