Prishtina nuk luan në “Fadil Vokrri’! Ja arsyeja 

Futboll

Prishtina nuk luan në “Fadil Vokrri’! Ja arsyeja 

Nga: K.Goca Më: 1 maj 2026 Në ora: 11:51
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Prishtinës nuk do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në përballjen me Malishevën në ndeshjen e javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Dy skuadra që luftojnë për vend të tretë do të përballen në Kampin Nacional.

“Ndeshjen e javës së 32-të do ta zhvillojmë të shtunën ndaj FC Malishevës.

Kjo përballje do të luhet në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit, pasi në stadiumi “Fadil Vokrri” do të kryhen punime për riparimin e fushës”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.

Ndeshja luhet nesër në orën 16.00.

Prishtina renditet në vend të katërt me 45 pikë, ka 4 më pak se Malisheva që gjendet në të tretin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat