Bashkimi luan në Gostivar, zotohet të frenojë Vardarin

Futboll

Bashkimi luan në Gostivar, zotohet të frenojë Vardarin

Nga: K.Goca Më: 1 maj 2026 Në ora: 14:07
Bashkimi

Vardari nga Shkupi është lideri i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll. Bashkimi i Kumanovës është i motivuar pas fitores në Tetovë me rezultat 3:2 ndaj Shkëndijes gjatë javë që e lamë pas.

Ndeshja mes Bashkimit dhe Vardarit luhet nesër në orën 16.00 në stadiumin e Gostivarit duke filluar në orën 16.00.

Vardari kryeson me 71 pikë, 4 më shumë se Shkëndija dhe Bashkimi renditet në vend të pestë me 40 pikë,

“ Derbi i javës na pret! Si nikoqir në Gostivar, presim ekipin e Vardarit me një motiv të jashtëzakonshëm për fitoren e radhës! 

Përballë kemi liderin e tabelës, por për Bashkimin nuk ekziston e pamundura!

 Djemtë tanë do të japin gjithçka në fushë për 3 pikët e arta!

“Ilirët ejani të tregojmë se kush jemi!!

Ejani të gjithë në stadium!

Ta mbushim Gostivarin me zërin tonë dhe ta shtyjmë ekipin drejt fitores!

 Bashkimi lufton, Bashkimi nuk dorëzohet!

Kumanova një e ka”, - shkruan në faqen e KF Bashkimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat