Igli Tare: Te Milani është më lehtë të bindësh lojtarët sesa te Lazio

Futboll

Igli Tare: Te Milani është më lehtë të bindësh lojtarët sesa te Lazio

Më: 1 maj 2026 Në ora: 16:13
Tare

Ish-drejtori sportiv i Lazios, tani te Milani, Igli Tare, ka bërë një krahasim mes peshës së fanellës së Milanti dhe eksperiencës së tij të gjatë te Lazio.

Gjatë një prononcimi të fundit për mediat italiane, Tare theksoi se emri dhe historia e klubit kuqezi luajnë një rol vendimtar në merkato.

Pra,,duke e bërë procesin e bindjes së futbollistëve shumë më të thjeshtë krahasuar me periudhën kur ai drejtonte te bardhekaltërit.

Sipas tij, prestigji ndërkombëtar i Milanit mbetet një magnet i fuqishëm që lehtëson bisedimet dhe afrimin e talenteve të rinjë apo lojtarëve të afirmuar në “San Siro”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat