Shkëndija e Tetovës ka marrë një pikë në derbin në Kratovë, duke luajtur baras me rezultat 1:1 me Sileksin në takimin e javës së 30-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Një gol i pjesës së parë nuk i mjaftoi Shkëndijes për fitore.
Në minutën e 19-të, Fahd Ndzengue realizoi për rezultatin 0:1.
Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit. Në minutën e 89-të, Mishov ka barazuar rezultatin. Ai nuk ishte i mbuluar dhe nga afërsia barazoi rezultatin.
Duhet theksuar se nga minuta e 71-të Shkëndija mbetet pa një lojtar në fushë, Tamba u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Shkëndija nuk tregoi zgjuarsi në repartin e mbrojtjes në fund dhe zhgënjeu më këtë barazim.
Pas javës së 30-të Vardari kryeson me 71 pikë por ka një ndeshje më pak e tre pikë më shumë se Shkëndija që gjendet në pozitën e dytë.
Sileksi renditet në vend të 4-të me 53 pikë të grumbulluara.