Statistikat shqetësuese, ardhmja e Luninit në pikëpyetje

Futboll

Statistikat shqetësuese, ardhmja e Luninit në pikëpyetje

Më: 1 maj 2026 Në ora: 19:25
Pamje nga ndeshja

Brenda strukturave të Real Madridit po rritet pasiguria mbi aftësitë e Andriy Lunin për të qenë pjesë e planeve afatgjata të klubit.

Edhe pse ai ka treguar profesionalizëm si zëvendësues i Thibaut Courtois, statistikat këtë sezon janë shqetësuese, me një mesatare prej një goli të pësuar çdo 45 minuta.

Ndërsa disa drejtues besojnë se klubi duhet ta shesë portierin sa më parë, vetë Lunin nuk ka ndërmend të largohet, duke u shprehur i lumtur me jetën në Madrid.

Megjithatë, dyshimet e fundit mund të përshpejtojnë promovimin e të riut Javi Navarro në ekipin e parë, duke rrezikuar pozicionin e ukrainasit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat