Asllani, Avdullahu e Hajdari startojnë

Futboll

Asllani, Avdullahu e Hajdari startojnë

Më: 2 maj 2026 Në ora: 14:52
Avdullahu, Hajdari e Asllani

Asllani, Avdullahu e Hajdari startojnë për Hoffenheimin në derbin ndaj Stuttgartit!

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Hoffenheim dhe Stuttgart, e vlefshme për javën e 32-të në Bundesliga.

Nga minuta e parë do të startojnë tre futbollistët kosovarë: Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

Aktualisht, Hoffenheim renditet në vendin e pestë me 57 pikë dhe, në rast fitoreje, mund të futet në zonën që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat