Pa gola në “Loro Boriçi”

Futboll

Pa gola në “Loro Boriçi”

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 18:15
Pamje nga ndeshja

Vllaznia dhe Laçi janë ndalur në një barazim pa gola në “Loro Boriçi” në takimin e sotëm, të ndalur nga shtyllat dhe traversat.

Shkodranët goditën dy herë shtyllën, teksa u ndalën edhe nga Biba në formë të mirë.

Nga ana tjetër ndodhi e njëjta gjë me kurbinasit, të cilët përveç Jukajt, patën pengesë dy herë radhazi edhe traversën e portës vendase.

Kësisoj, të dy ekipet u desh të kënaqen me nga një pikë në këtë duel, duke mos ia dalë të bëjnë hapa para në renditje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat