Pas pesë ndeshjeve radhazi pa fitore në kampionat, Kolni është rikthyer te triumfi, duke regjistruar një fitore bindëse me rezultat 5:0 ndaj Elversbergut, në kuadër të javës së 11-të të Bundesligës.
Protagonisti kryesor i kësaj fitoreje ishte Marius Bulter, i cili realizoi dy gola, ndërsa Said El Mala shënoi dy herë. Një gol u realizua nga Bulter, i cili kompletoi paraqitjen e tij fantastike me një tjetër realizim, duke qenë lojtari më i dalluar i takimit.
Kolni e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer dhe kaloi në epërsi që në minutën e tetë. Pas një krosimi të saktë nga Sosa, Bulter kërceu bukur dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë për 1:0.
Vetëm tetë minuta më vonë, vendasit dyfishuan epërsinë. Moore asistoi për Said El Malan, i cili me një goditje të saktë e dërgoi topin në këndin e djathtë të portës për 2:0.
Në minutën e 39-të, Bulter realizoi golin e dytë personal. Sulmuesi gjerman përfitoi sërish nga një krosim i Sosas dhe me goditje me kokë shënoi për 3:0.
Në pjesën e dytë, Kolni vazhdoi dominimin. Në minutën e 63-të, Bulter shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, mbi 34 metra, duke përfituar nga dalja e portierit Kristof nga porta.
Vetëm pesë minuta më vonë, Said El Mala vulosi rezultatin përfundimtar 5:0, duke realizuar golin e dytë personal pas asistimit të Schmied.
Pavarësisht humbjes së thellë, Elversbergu regjistroi 24 goditje drejt portës dhe krijoi raste të shumta shënimi, por nuk arriti të gjente rrugën drejt rrjetës, shkruan media gjermane “Kicker”.
Me këtë fitore, Kolni i jep fund serisë prej pesë ndeshjesh pa fitore në kampionat, ndërsa Elversbergu pëson humbjen e tretë radhazi.
Kolni renditet në vendin e tetë me 13 pikë, ndërsa Elversbergu pozicionohet në vendin e 12-të, po ashtu me 13 pikë.