Në spitalin e Kukësit “vizitohen” edhe dhitë e kecat - Bota Sot
Në spitalin e Kukësit “vizitohen” edhe dhitë e kecat

Kukësi

Në spitalin e Kukësit “vizitohen” edhe dhitë e kecat

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 17:27
Në spitalin e Kukësit “vizitohen” edhe dhitë e kecat

Ndryshimet atmosferike dhe rënia e temperaturave kanë ndikuar në shfaqjen e virozave gripale dhe shtimin e rasteve ku pacientët kërkojnë ndihmën e mjekëve.

Por në spitalin e Kukësit, krahas pacientëve në një ditë të zakonshme që i drejtohen ambienteve të spitalit për t’u këshilluar me mjekët  në lidhje me shqetësimet që hasin dhe problemet e tyre, sot siç duket edhe në foto bluzat e bardha kanë patur pacientë speciale dhe këto janë tri dhi, të cilat kanë përshkruar korridoret e spitalit, ndoshta për të kërkuan ndihmën e mjekëve nga luhatja e temperaturave  dhe virozat stinore.

Sakaq, nuk dihet se si u shfaqën kafshët  në ambientet e spitalit, por kjo panoramë të lë të kuptosh se në spitalet tona ndodhin çudira nga më të ndryshmet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test