Bie aksidentalisht në Drinin e Zi, gjendet i mbytur një burrë në Kukës

Kukësi

Bie aksidentalisht në Drinin e Zi, gjendet i mbytur një burrë në Kukës

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 09:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Në ujërat e lumit Drini i Zi, në fshatin Surroj, është gjetur të hënën trupi i pajetë i shtetasit A. S., 77 vjeç.

Mësohet se i moshuari vuante nga skleroza.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, policia thotë se në trupin e 77-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat