Lidhja që bëri shtetin dhe historinë, sot shenon 31 vite!

Kultura

Lidhja që bëri shtetin dhe historinë, sot shenon 31 vite!

Nga: Haki Latifi Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 10:40
Presidenti Rugova dhe Haki Latifi

Presidenti Rugova vazhdimisht e theksonte: „Arma jonë e fuqishme është lashtësia, tradita, kultura, rrënjët dhe identiteti ynë, si dhe rinia jonë…“

Formimin e LDK-së 31 vite më parë, më 23 dhjetor 1989, në mendjen tonë sot, shpërthejnë në memorie shumë kujtime, ngjarje të natyrave të ndryshme, dukuri të paraqitura në skenën politike të Ballkanit në atë kohë dhe Kosova, e mbërthyer në kthetrat e ish Jugosllavisë të dominuar nga Serbia. Dhe si kundër reagim i logjikshëm vjen reagimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe kryetarit të sajë Dr. Ibrahim Rugova.

Gjithashtu, ishte gatishmëria e personaliteteve të rëndësishme të kohës për të marr përgjegjësi dhe përkushtimi i secilit për të bërë të pa mundurën për interes kombëtar duke arritur unitetin dhe solidaritetin e shqiptarëve për njeri tjetrin. Si rrjedhoj e kësaj nisme të rezistencës ishte angazhimi i shqiptarëve në terë botën për të shpëtuar shqiptarët nga shfarosja.

Formimi i LDK-së si forcë politike si vazhduese e programit të Lidhjes së Prizrenit, ishte edhe marrja e përgjegjësisë për lirinë e vendit dhe shpëtimin e shqiptarëve nga pushtuesi serbosllav, duke marrë vendimin historik që bashkërisht me rezistue kundër masave të dhunshme të pushtetit okupues jugosllav, respektivisht kundër regjimit serb!

Ishte njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e Shqiptarëve. Pra, ishte koha kur shqiptarët vendosen që të marrin rrugën e Lirisë, Pavarësisë e Demokracisë.

Image
Veprimtari i LDK-së, Haki Latifi

Në këto momente festimi e krenarie uroj të gjithë. Së pari, uroj themeluesit, nënshkruesit e aktit të themelimit, anëtarësinë, mërgatën shqiptare kudo që gjendën dhe udhëheqësit e të gjitha niveleve të LDK-së që nuk u ndalën së punuari në gjithë këto vite.

Kur u njoftua formimi i LDK-së së Kosovës, pakkush besoi se ajo lëvizje e re do të kishte sukses. Jo se nuk kishte të drejtën më vete, por ngaqë përballë kishte një mal me pengesa dhe armiq të shumtë. E shkatërroi me themel Lëvizjen Komuniste të Jugosllavisë, duke inicuar njëkohësisht edhe rënjen e bastionit stalinist të Tiranës.

Qendresa heroike e shqiptarëve, do të rritej për çdo ditë dhe do të triumfonte mbi "goliathin" serb. Një nga arsyet e asaj mrekullie ishte se në krye të saj u vu studiuesi, intelektuali dhe atdhetari i patundur Ibrahim Rugova. Filozofia e Presidentit Rugova habiti botën me Lëvizjen paqësore që e përhapte në Gadishullin e trasuar Ilirik. Askush nuk kishte menduar as guxuar t'i fillonte dhe ti fitonte luftërat me mjete paqësore. Shumica ishin pesimistë deri në tallje, të tjerë ishin dashakeqës, disa u treguan bile edhe armiqësor.

Marshi i shqiptarëve brenda dhe jashtë Kosovës, nën udhëheqjen e Presidentit Rugova, bëri bashkimin e shqiptarëve duke sjellë fitoren në arenën ndërkombëtare. Presidenti Rugova, me qëndrimin e tij, i habiste vizitorët e huaj, gazetarët, politikanët apo zyrtarët e lartë që e vizitonin Kosovën. Ai fliste gjithmonë qetë, buzagaz, i vendosur e me një logjikë të hekurt.

Përsonaliteti i themeltarit të shtetit të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës, ishte i thjeshtë dhe i pranueshëm, Ai bëhët i dukshëm nga vullneti dhe respekti që kishte për popullin dhe vendin e vet, për të qenë unik në çfarë do forme të gatuar dhe të rregulluar, në liri, demokraci dhe me shtetin e pavarur.

Ai ishte politikani ndryshe siq ishin politikanët e asaj kohe. Një veprimtar tjetërqysh, shumë dritë larg këtyre gërthitësve të neveritshëm. Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova nuk “diti” dhe nuk deshi kurrë të mbrohet, por urtisht, guximisht dhe me shumë sukses e kudo e mbrojti popullin shqiptar, sidomos Kosovën. Ai nuk “diti” dhe nuk deshi kurrë ta sulmonte askënd, përpos të keqen, padrejtësinë, diktaturën, urrejtjen, rrenën, mashtrimin, dhe atë gjithnjë me fuqinë e së vërtetës, me strategjinë këmbëngulëse dhe frymëzuese për falje, pajtim, bashkëpunim dhe bashkëjetesë me të gjithë.

Presidenti Rugova vazhdimisht e theksonte:„Arma jonë e fuqishme është lashtësia, tradita, kultura, rrënjët dhe identiteti ynë, si dhe rinia jonë…Ne duam dhe kërkojmë mënyra demokratike që të na pranojnë për atë çka jemi e pa e dëmtuar askënd…“

Sot, në këtë feste për LDK-në, kur President Rugova nuk është fizikisht mes nesh, ne përulemi me respekt përpara veprës së tij. Vepra e Rugovës do të jetojë e do të kujtohet sa të jetojë, Kosova, Shqipëria dhe e gjithë shqiptaria.

LDK ishte dhe mbetët artikuluese e një vizioni të qartë të një njeriu të madh të Kosovës që patëm rast ta jetojmë bashkë e ai ishte dhe mbeti themeltari, Presidenti historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, i cili diti më së miri të sublimojë këtë energji e këtë ndjenjë për liri e pavarësi dhe ta thotë atë më së miri para nesh e para botës.

Si studiues i historisë dhe si atdhetar i vërtetë, që i dallonte mirë miqtë nga armiqtë e kombit shqiptar, Dr. Ibrahim Rugova, ishte i bindur se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të gjente miken dhe përkrahësen e të drejtave të shqiptarëve, ashtu siç ka ndodhur ç’prej përkrahjes së pavarësisë së Shqipërisë nga Presidenti Woodrow Wilson e këtej. Falë filozofisë së tij politike, Presidenti Rugova, hasi në solidaritetin, gatishmërinë e SHBA-së dhe e BE-së për përkrahje të pa rezervë për popullin e pa mbrojtur të Kosovës. LDK, prej themelimit dhe veprimtarisë së saj, mbajti qëndrimin e saj kombëtar edhe atëherë kur ia vranë drejtuesit politik. Njëherit, nuk nxiti kurrë akte të dhunës brendashqiptare, por i luftoi ato dhe bëri gjithçka mundi që ti pajtojë shqiptarët për interes të atdheut. I pëlqeu dikujt ose jo, është shtëpia e vetme politike që respekton dhe nuk e paragjykon mendimin ndryshe. Prandaj, meqenëse LDK është Akademi e Qytetnimit Demokratik në Evropen Juglindore, kundërshtarët nuk zgjedhin mjete, por e luftojnë atë me gjithçka ju vjen në dorë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ishte ajo që filloj nismat e para të organizimit institucional të shtetit të Kosovës. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, organizoi mbajtjën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale nënë monitorimin e senatorëve amerikan. Ndërsa me Formimin e Qeverisë së Kosovës, e cila veproj në egzil, ku përveç organizimit të rezistencës paqësore, qëllim tjetër kishte edhe alternativën e sajë, rezistencën e armatosur. Gjatë kësaj kohe arrihet Marrëveshja me Shqipërinë për trajnimin e të rinjve për luftë, si dhe armatosja e vazhdueshme që kishte për qëllim mbrojtjen e pragut të shtëpisë. Kërkesa e të cilit u kurorëzua suksesivisht me fillimin e stërvitjeve ushtarake nga grupe të djemve të përzgjedhur nga Kosova dhe diaspora, në të cilën u dërguan grupet e para të prirë nga Heronjt e sotëm të Kosovës; Salih Çekaj, Adem Jashari e Zahir Pajaziti e shumë djem të rinjë nga Dardania.

Rëndësi të veçant kishte formimi i zyrave ndërlidhëse në shtete të ndryshme ku lejohej dhe qendrat informative në këto zyra, si dhe takimet me bashkëkombës nëpër Evropë dhe në SHBA, pastaj takimet më personalitete politiko ushtarake, kombëtare dhe ndërkombëtare. Falë këti angazhimi të intelektualve dhe atdhetarëve të devotshëm, gradualisht pranohet edhe gatishmëria për sakrifikim dhe flijimi për lirinë e Çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb. Natyrisht LDK, gjatë kësaj periudhe kishte edhe pengesat, sulmet verbale dhe fizike dhe propaganda serbe jo rrallë e interpretuar nga altoparlant shqipfolës, të cilët futnin huti tek qytetarët.

Me gjithatë, Sot, me respekt kujtojmë dhe një falënderim të posaçëm për të gjithë anëtarëve e veprimtarëve LDK-së të cilët sot nuk janë më në mesin tonë.

Atyre u qoftë i lehtë dheu i tokës arbnore!

Prandaj them me plot kuptimin se, LDK ishte dhe është truri dhe zemra e Lirisë së Kosovës, shpresa e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Ndërsa nga përjetësia presidenti Rugova, sot na uron dhe na bekon me fjalët;”Zoti iu bekoftë ju dhe Kosovën tonë të shtrenjtë“.

Urime!

Gëzuar 31 vjetori i LDK-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat