Vdes producenti 39-vjeçar i Netflix, helmohet nga bashkëpunëtori i tij

Kultura

Vdes producenti 39-vjeçar i Netflix, helmohet nga bashkëpunëtori i tij

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 22:46
Producenti i njohur i Netflix LIN Qi

Producenti i njohur i Netflix LIN Qi 39 vjeç ka humbur jetën ditën e sotme dhe sipas raporteve ai është helmuar. Producenti kinez ishte gjithashtu kryetari i kompanisë kineze Yoozoo Group dhe dyshohet se u helmua nga bashkëpunëtori i tij.

Sipas mediave kineze, policia tha se një nga kolegët e Linit, duke treguar vetëm mbiemrin e tij  Xu, është i dyshuari kryesor i cili ndodhet në paraburgim. Lin u dërgua me urgjencë në spital pas helmimit dhe dje gjendja e tij ishte e qëndrueshme, por sot u shpall i vdekur nga mjekët.

Sipas mediave lokale helmimi i tij u shkaktua pasi piu një filxhan çaj dhe në të kishte helm.

Kompania në të cilën ai ishte kryetar, Yoozoo Group, i shiti Netflix të drejtat e adaptimit të librave më të shitur shkencorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat